Një automjet tip ‘Golf’ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Krujë.

Mjeti është në pronësi të një 24-vjeçari, ndërsa raportohet se si pasojë e zjarrit ka marrë flakë edhe një kioskë që ndodhej pranë makiunës së djegur.

Fatmirësisht nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po vijon me hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i plotë i policisë: Krujë/Informacion paraprak/ Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here