Një vajzë tetëvjeçare vdi.q shkaku i plagëve të shkaktuara nga një qen në qytetin slloven të Menges, në veri të Lubjanës. Policia sllovene u informua dje për ngjarjen dhe hetimi tregoi se vajza iu afrua një qeni të madh në një oborr.

Qeni su.lmoi dhe kafshoi një vajzë e cila vd.iq në vend për shkak të plagëve. Oborri ishte i rrethuar, por porta ishte e hapur, raportojnë mediat sllovene.

Një i rritur që mbërriti në vendin e ngjarjes hoqi qenin nga vajza dhe thirri një ambulancë, por dëmtimet e saj ishin aq të rënda, sa ajo ndërroi jetë pavarësisht mbërritjes së shpejtë të mjekut. Policia po zhvillon një hetim nën dyshimin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Qeni, i racës rottweiler u mor së bashku pronarët.

shkodranews

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here