Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë pak më parë lajmin se duke nisur nga dita e sotme do të mbyllen pavionet COVID në spitalet rajonale, si pasojë e uljes së numrit të infektimeve nga COVID.Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-covid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, sipas ministres do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.Më tej ajo është shprehur se ulja e rasteve të reja me Covid-19 do të sjellë lehtësim të masave kufizuese. Manastirliu tha se së shpejti masat e reja do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here