Personi që po shikoni në foto është Denisi, 32 vjeç, autori I dhunimit të shumë vajzave në Tiranë. Djali në fjalë është identifikuar pas denoncimit të publikuar pak më herët nga JOQ,ku një vajzë shihej me buzë të çarë nga grushti që një natë teksa kthehej në shtëpinë e saj, mori nga 32-vjeçari.

Qytetari që ka arritur të identifikojë Denisin, tregon se ai është i frustruar seksualisht dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor. I riu jeton në rrugën “Myslym Shyri” dhe jo pak herë ka dhunuar vajza që shikon vetëm në rrugë, në orët e vona të natës.

Para pak çastesh publikuam një denoncim të një vajze e cila është dhunuar gjatë natës në mes të Tiranës. Pa kaluar shumë kohë të shumtë kanë qenë personat që kanë kontaktuar në redaksinë tonë dhe kanë dhënë detaje në lidhje me djalin në fjalë. Mësohet se i riu që ka goditur vajzën quhet Denis, është rreth 32-vjeç dhe jeton në Myslym Shyri. Qytetarët kanë treguar se ky nuk është rasti i parë që ky djalë ka dhunuar një vajzë, pasi është rast i përsëritur dhe djali është i frustruar seksualisht.

Pas denoncimit në redaksinë tonë, vajza e cila u dhunua nga djali në fjalë ka treguar se edhe policia e ka identifikuar djalin, duke shtuar se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se tani çështja do të shkojë në gjykatë. Raste të tilla si i vajzës e cila pa e njohur dhe pa patur asnjë problem me djalin që e goditi do të vijojnë të denoncohen në redaksinë e JOQ ALBANIA. Policia dhe institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë në kohë, para se të jetë shumë vonë që qytetarët të jenë të sigurtë në çdo moment të ditës apo natës,”- shkruhet në denoncimin e bërë

BY  JOQ.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here