Kapitoli i Shteteve të Bashkuara u vu  përsëri në rrethim, njoftoi NBC News në orët e fundit. E gjithe Struktura u vu ne  izolim  për shkak të një kërcënimi të sigurisë ,pasi një makinë kaloi mbi barrierat e ndërtesës.

Sipas policisë, ky  ishte një kërcënim i jashtëm që aktivizoi menjëherë protokollet e sigurisë për ata që janë brenda strukturës. “Për shkak të një kërcënimi – thotë një zë i folësit – në këtë kohë nuk lejohet hyrja dhe dalja në asnjë ndërtesë të kompleksit të Kapitolit.

Ju mund të lëvizni brenda ndërtesës, por duhet të mbani distancën nga dyert dhe dritaret. Capitol Hill është gjysmë bosh tani, sepse sot është e Premtja e Mirë. Pavarësisht kësaj, hyrjet dhe daljet janë të bllokuara. Drejtuesi i makinës u ndalua dhe u arrestua. NBC flet për një sulm të planifikuar.

Në aksident të paktën një person eshte  goditur. Policia, tha se i eshte  dhene  ndihma e parë dhe po merren me të. Disa barela arritën për të ndihmuar të plagosurit. Të prekur rëndë ishin dy oficerë policie, të shtypur  nga makina.

Kushtet e tyre shëndetësore jane  kritike sipas thashethemeve të para. Policia dyshohet se goditi burrin që drejtonte automjetin dhe tani ai eshtë i plagosur . Shoferi po nxirrte një thikë sipas lajmeve të siguruara drejtpërdrejt nga Capitol.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe helikopterët e policisë. I dyshuari tani është në duart e agjentëve: ai u transportua në spital sipas raporteve nga BBC. Dy policët e plagosur gjithashtu u janë besuar mjekëve, por kushtet e tyre duket se  janë shumë të rënda.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here