Një 21-vjeçare e infektuar me koronavirus, ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili ka thënë se pacientja ka qenë e intubuar.

Për Klan Kosovën ka folur edhe Gazmend Spahija, anesteziolog në Mjekësinë Sportive i cili tha se janë të tronditur me këtë lajm.

“Jemi tronditur. Mbrëmë me datën 09.07.2020, është pranuar nga Klinika e Gjinekologjisë, shtatzëna me gjendje të rëndë shëndetësore. Sot në konsultë me gjinekologët është vendosur të kryhet lindja me operacion cezarian. Pas intervenimit kirurgjik, gjendja i është përkeqësuar edhe më shumë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë kësaj gjendjeje”.

 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here