Në Fletoren zyrtare të qeverisë greke është publikuar vendimi mbi procedurat e provimit të nënshtetësisë të së dielës 7 nëntor 2021.

Vendimi përcakton se qendra provimi do të ketë në 12 qytete të Greqisë dhe gjerësisht:

Advertisements

ATHINA – 40

SELANIKU – 6

IRAKLIO KRETË – 2

Advertisements

JANINË – 2

KOMOTINI – 1

KORINTH – 1

LARISA – 1

PATRA – 3

RODOS – 1

TRIPOLI – 1

HALKIDA – 1

KALAMATA – 1.

(Në fund të këtij materiali mund të gjeni listën e plotë të qendrave të provimit).

Ndryshe nga vendimi i mëparshëm, në listë janë shtuar Korinthi, Halkida, Kalamata dhe Rodosi.

Ishte parashikuar që një qendër provimi të funksiononte edhe në Hania, por duket se nuk është siguruar numri i nevojshëm i kandidatëve që ishte 50 persona, dhe prandaj këta do të testohen në qytetin fqinj, Iraklio.

Sekretariati i nënshtetësisë ka bërë të ditur se ditët e ardhshme kandidatët do të njoftohen me email se ku do të duhet të paraqiten për provimin.

Sipas vendimit, në 7 nëntor kandidatët duhet të paraqiten në qendrat e provimit në intervalin kohor nga ora 07 deri 08,00. Pas kësaj ore nuk do të pranohet askush.

Ata duhet të kenë me vete buletinin e kandidatit që do t’u dërgohet po ashtu me email, lejen e qëndrimit dhe pasaportë të vlefshme.

Në hyrje do të jetë afishuar lista, nëpërmjet të cilës kandidati do të informohet për godinën dhe klasën ku do të kalojë në provim.

Në mjediset e brendshme ndalohet duhani dhe posedimi apo përdorimi i telefonit celular nga anëtarët e komisionit të provimit.

Përdorimi i celularit ndalohet për kandidatët që nga momenti i hyrjes në qendrën e provimit dhe deri në përfundim të procesit.

Nëse konstatohet se dikush prej kandidatëve ka apo përdor telefonin celular, ai përjashtohet automatikisht nga provimi.

Gjithashtu përjashtohet kushdo që kapet duke kopjuar.

Për këtë arsye ndalohet që kandidatët të kenë me vete libra apo fletë me shënime.

Provimi

Provimet zhvillohen dy herë në vit, në maj dhe në nëntor.

Pyetjet e provimit caktohen në një mbledhje të komisionit shkencor që zhvillohet në ministrinë e arsimit në orën 05 të mëngjesit të ditës së provimit.

Pyetjet tematike do të jenë:

4 nga gjeografia, 6 nga historia, 6 nga institucionet politike dhe 4 nga kultura.

Sa i përket gjuhës greke, në pjesën e kuptimit dhe prodhimit të fjalës së shkruar (katanoisi kai paragogi graptu logu), kandidatët ftohen të përgjigjen në 18 pyetje dhe të hartojnë një tekst të shkurtër.

Në pjesën kuptim i fjalës së folur (katanoisi piroforiku logu), ftohen të përgjigjen në 10 pyetje dhe në pjesën prodhim i fjalës së folur (paragogi proforiku logu), testohen në dy veprimtari të ndryshme komunikimi.

Kohëzgjatja e provimit me shkrim është 150 minuta, d.m.th., dy orë e gjysmë.

Pas kësaj bëhet një pushim prej 15 minutash.

Në vazhdim kryhet testimi në kuptimin e fjalës së folur, që zgjat 12 deri 15 minuta.

Pastaj kandidatët dalin para komisionit të përbërë prej dy personash që të testohen në prodhimin e fjalës së folur dhe ky testim zgjat 10 deri 15 minuta.

Invalidët dhe personat me moshë mbi 62 vjeç

Personat që u përkasin këtyre kategorive do të testohen në qendra të posaçme. Për provimin e 7 nëntorit këto qendra do të funksionojnë vetëm në Athinë dhe Selanik.

Këta do të testohen në të njëjtat tema dhe me të njëjtin program dhe kohëzgjatje, si dhe ata që testohen me shkrim, përveç testit për kuptimin dhe prodhimin e fjalës së folur.

Koha e përgatitjes caktohet nga 45 minuta deri 120 minuta, ndërsa koha e testimit me gojë është 30 minuta.

Personat me invaliditet mbi 67% testohen në lëndë të posaçme që caktohet nga komisioni shkencor dhe që nuk mund të jetë më pak se 1/5 e lëndës së bankës së temave.

Testimi i tyre me gojë ka të bëjë vetëm me kuptimin dhe prodhimin e fjalës së shkruar.

Gjithashtu testohen me gojë në 10 pyetje nga historia, institucionet politike, kultura dhe gjeografia.

Koha e përgatitjes caktohet nga 45 minuta në 120 minuta, ndërsa koha e testimit me gojë zgjat deri në 30 minuta.

Qendrat e posaçme, ku do të testohen invalidët dhe personat mbi 62 vjeç janë6, pesë në Athinë dhe një në Selanik

12. 1ο ΕΠΑΛ ΑΜΑΡΟΥΣΙΟΥ, ΝΕΡΑΤΖΙΩΤΙΣΣΗΣ 129, ΚΤΗΜΑ ΜΑΚΡΥΚΩΣΤΑ,15122

13. 2ο ΕΠΑΛ ΑΜΑΡΟΥΣΙΟΥ, ΝΕΡΑΤΖΙΩΤΙΣΣΗΣ 119-127, ΚΤΗΜΑ ΜΑΚΡΥΚΩΣΤΑ, 15122

15. 1o ΓΕΛ ΓΑΛΑΤΣΙΟΥ, ΠΑΣΣΩΒ 8, 11141

16. 2o ΓΕΛ ΓΑΛΑΤΣΙΟΥ, ΠΑΣΣΩΒ 8, 11141

39. 2o ΕΡΓΑΣΤΗΡΙΑΚΟ ΚΕΝΤΡΟ Γ΄ΑΘΗΝΑΣ, ΘΗΒΩΝ ΚΑΙ ΠΕΤΡΟΥ ΡΑΛΛΗ, ΑΙΓΑΛΕΩ 12246

SELANIK

41. 1o ΓΥΜΝΑΣΙΟ ΣΤΑΥΡΟΥΠΟΛΗΣ, ΠΕΣΟΝΤΩΝ ΗΡΩΩΝ 1A, 56430

Vlerësimi dhe komunikimi i rezultateve

Vlerësimi i fletëve të provimit do të bëhet në 3 qendra, 2 në Athinë dhe 1 në Selanik.

Përgjigjet do të vlerësohen nga dy persona, ashtu siç bëhet dhe në provimet Panelinies.

Sapo të finalizohet procesi i vlerësimit, përmes aplikacionit shpallet rezultati përfundimtar dhe hartohen tabelat me fituesit dhe humbësit.

Sekretariati i nënshtetësisë sqaron nuk pranohen ankimime ndaj procesit.

Për fituesit krijohet çertifikata dixhitale që depozitohet te faqja përkatëse e kandidatit.

The post Lajmi i madh nga Greqia/ Nënshtetësia, të gjitha detajet e reja për ta përfituar appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here