Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të premten se Shtetet e Bashkuara i dhanë Rusisë disa minuta paralajmërim paraprak para se të kryenin një sulm në Siri. Dhe sipas Lavrov, ky afat kohor ishte “jo adekuat”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Reagimi i tij vjen derisa ai ka komentuar sulmet ajrore të së enjtes mbrëma amerikane kundër bazave të milicisë “të mbështetur nga Irani” në Sirinë lindore.

“Ushtria jonë u paralajmërua katër ose pesë minuta para kohe. Sigurisht. Ky ishte një lloj njoftimi kur sulmi veçse ishte kryer”, citohet të ketë thënë Lavrov.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore në Siri të enjten, veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrata e Joe Biden.

Sipas mediave të huaja, sulmi kishte për qëllim objektet afër kufirit irakian të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetur nga Irani, përcjell Telegrafi.

Pentagoni tha se sulmet ishin hakmarrje për një sulm me raketa në Irak në fillim të këtij muaji që vrau një kontraktor civil dhe plagosi një anëtar të shërbimit amerikan dhe trupa të tjerë të koalicionit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kishte thënë se veprimi i SHBA ishte një “përgjigje proporcionale ushtarake” e marrë së bashku me masat diplomatike, duke përfshirë konsultimet me partnerët e koalicionit.

“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, ka thënë Kirby.

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here