Aurel Dedaj humbi jetën një ditë më parë, kur po rregullonte një linjë të internetit në fshatin Sheshaj të Mirditës.

Sipas burimeve të Top Channel, Aurel Dedaj ka qenë duke kaluar një fibër optike në një pemë, aty ku një familje kishte fshehur lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. 34-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, policia e Lezhës ka arrestuar administratorin e kompanisë së internetit, ku i ndjeri punonte. 34-vjeçari me iniciale F.R. po hetohet nga Prokuroria e Rrethit, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here