Në një kohë kur kanë mbetur edhe pak javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama ka ndarë lajmin e mirë për prindërit që i kanë fëmijët në arsimin 9-vjeçar. Të gjithë nxënësit e këtij sistemi do të pajisen me libra falas.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka dhënë lajmin se librat do të jenë falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.Kreu i qeverisë shton se nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Këtë vit shkollor përmbushet angazhimi që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë librat shkollorë falas.

Ndërkohë, përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga #qeveriashqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”.

Një vit më parë, libra falas kanë përfituar të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtata, ndërsa këtë vit të ri pjesë e skemës përfituese u bënë edhe klasat e tetë dhe e nëntë.

Rreth 280 mijë nxënës janë përfitues të librave falas dhe 16 mijë nxënës janë nga kategoritë e veçanta.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here