Nga sot anglezët janë pak më të lirë edhe pse ende nuk mund të përqafohen. Britania e Madhe ka nisur daljen nga izolimi e tani do të lejohen takimet në ambiente ne hapura, ose kopshte me maksimumi 6 persona apo dy familje. Masat e distancimit fizik vazhdon të mbetet në fuqi.

Po kështu sportet në ajër të pastër, edhe pse dyqanet, parukierët, pub-et dhe restorantet do të duhet të presin deri në 12 prill, edhe pse do të mund të dilet për të ngrënë në vende të hapura. Për të parën herë në këto 6 muajt e fundit, Londra nuk shënoi asnjë vdekje nga koronavirusi. Edhe infektimet e reja janë në shifra të ulëta.

Qeveria nuk zbutet megjithatë përsa i takon pushimeve jashtë kufijve. 5 mijë paund është gjoba për këdo që përpiqet të largohet nga vendi nëse nuk ka ndonjë arsye urgjente. Mendohet se këto kufizime do të mbeten në fuqi deri në muajin gusht. Mos e kërcënoni suksesin që kemi arritur, paralajmëroi Boris Johnson.

Johnson: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Rastet po shtohen në të gjithë Europën dhe variantet e reja e kërcënojnë fushatën tonë të vaksinimit. Pavarësisht arritjeve, rregullat duhet të respektohen në vazhdimësi, mos harroni, duart, fytyrën, distancën..mos e vini në rrezik progresin që kemi shënuar.

Situata në vend ka njohur një përmirësim të ndjeshëm në një kohë kur në muajin janar Mbretëria e Bashkuar shënonte rekord rastesh me covid.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here