Lulzim Basha e quajti një manipulim faktin që deputetët e Partisë Demokratike regjistrohen gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar, ashtu siç tha nënkryetarja e PD-së, Grida Duma gjatë emisionit Open në Top Channel.

Basha e mohoi këtë fakt, por më pas sulmoi Syri Tv, për të cilin u shpreh se ndjehet keq se si është katandisur sot.

“Një hapësirë mediatike që dikur ka qenë shpresë për demokratët, por që inshallah kthehet sërish siç ka qenë sepse e shoh me dhimbje ku është katandisur” tha Basha. Megjithëse pyetja iu bë Grida Dumës në konferencë nga gazetari i Syri Tv, Basha nuk e la atë të përgjigjej, por e mohoi vetë faktin që deputetët përgjohen.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here