Policia Rrugorë gjatë fundjavës ka zhvilluar kontrolle në rrugë të ndryshme të vendit dhe ka dhënë masa për mijëra shoferë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se 42 drejtues mjetesh të ndaluar, 126 leje drejtimi të pezulluara dhe janë vendosur 3560 gjoba në të gjithë vendin, si dhe 1456 gjoba të tjera për tejkalim shpejtësie që janë zbuluar nga makina inteligjente.

Policia po ashtu ka vijuar dhe kontrollet me radar, dron dhe makinë të paloguar, ku janë zbuluar shkelje të tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

The post Makina inteligjente vijon “shkrepjet”, 1456 shoferë e pësojnë appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here