Një grup prej 7 vajzash vizituan “ishullin e erërave” në Mikonos të Greqisë, për të bërë disa ditë pushimesh ëndërrash këtë verë, por për fat të keq u kthye në makthin e tyre më të madh.

Sipas një njoftimi të policisë greke, në rrugën Agios Stefanos-Fanari, dy makina që lëviznin në të njëjtin drejtim me 8 turistet, u përmbysën dhe ranë mbi shkëmbinj. Të dy automjetet ranë nga një lartësi e madhe në një vend bregdetar shkëmbor.

Aksidenti ka qenë fatal për një 18-vjeçare, e cila pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

7 vajzat e tjera kanë marrë plagë të lehta, ndërsa ende nuk dihet origjina e tyre. tvklan.al 

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here