Një mjeke nga Pogradeci procedohet penalisht për neglizhencë pasi klasifikoi si të vdekur një foshnje të lindur para kohe.

Nëna 21 vjeçare lindi para kohe foshnjën në javën e 24 të shtatzënisë ndërkohë që mjekja në kartele e regjistroi si abort dhe për shkak se nuk ka dëgjuar të qarat e para të fëmijës e ka vendosur në një kuti që është lënë në një salle.

Ka qenë pikërisht motra e babait të foshnjës ajo e cila pas 3 orësh ka dëgjuar të qarat e fëmijës duke sinjalizuar edhe personelin se fëmija ishte në jetë. Ajo ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija s’ka mundur të jetojë.

Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.

Sakaq policia njoftoi se ka nisur  procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit.

 Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

Pogradec

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 31 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi tek “Ish-vilat” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Yamaha”, pa targa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
————
Pogradec
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).
Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here