Marco Verratti dhe Jessica Aidi u martuan në Paris pas fitores së Kampionatit Europian. Mesfushori i PSG dhe e dashura e tij vendosën kurorë në kryeqytetin francez, ku mes të ftuarve ishin Ibrahimovic, Mbappe, Lavezzi, Pastore etj.

Kësisoji, pas dasmës së Federico Bernardeschi me Veronica Ciardi, edhe Marco e Jessica i thanë gjithashtu “po” njëri-tjetrit. Duket qartë se fitorja e Italisë në “Euro 2020” u ka sjellë fat këtyre lojtarëve. Mesfushori axurr ka disa kohë i lidhur me modelin e bukur franceze, ndërsa dje shkuan në altar në Neuilly Sur Seine, disa kilometra në veri të kryeqytetit francez.

Me ta ishin edhe fëmijët e tyre, Tommaso dhe Andrea, të lindur nga lidhja e futbollistit dhe ish-gruas së tij, Laura Zazzara. Mes Verratti dhe Jessica ndodhi dashuri e vërtetë me shikim të parë. Të dy ishin takuar në një dhomë, ku vajza ishte kamariere dhe që nga ajo kohë kanë qenë të pandarë.

Siç dëshmohet nga postimet e tyre Instagram, menjëherë pas ceremonisë civile, çifti u zhvendos me miqtë në hotelin luksoz “De Crillon”, në zemër të Parisit, përpara “Place de la Concorde”. Aty vijoi dasma e tyre, e cila ishte e kushtëzuar në pjesëmarrje nga kufizimet e pandemisë së Covid-19.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here