Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Kukës ka pranuar kërkesën e prokurorisë pranë kësaj gjykate për caktimin e masës së sigurisë “arrest në b.urg” për Xhezmi H, 31 vjeç dhe Memo H, 24 vjeç të dy vëllezër nga fshati Lojme në bashkinë e Kukësit.

Dy vëlllezërit janë ndaluar nga policia e Kukësit si të dyshuar për kryerjen e “Marrëdhënie se.ksuale dhe homos.eksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur” sipas nenit 103/2 i Kodit Penal. Ata dyshohet se kanë pasur marrëdhënie me një vajzë 20 vjeçare nga Kosova. Babai i vajzës M.B, i cili ka bërë denoncimin, pretendon se vajza e tij ka probleme me shëndetin mendor dhe se dy vëllezërit kanë përfituar nga gjendja.

Gjyqtarja Merita Karaj pranoi kërkesën prokurores Farie Vata duke lënë me masë sigurie arresti me b.urg dy vëllezërit e arrestuar për kryerje të “Marrëdhënie se.ksuale dhe hom.osek.suale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Avokatja e dy vëllezërve të akuzuar Aurora Guska tha për “BIRN” se i akuzuari Xhezmi H. e ka pranuar akuzën e kryerjes së marrëdhënieve se.ksuale me 20 vjeçaren nga Klina e Kosovës duke pretenduar se kjo marrëdhënie është kryer me dëshirën e saj. Ndërkohë që Memo Hasani nuk e ka pranuar akuzën.

Por gjykata duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një denoncim nga një person i pazoti për të vepruar ka vendosë të lerë në b.urg të dyshuarin Xhezmi H dhe vëllain e tij Memo H., ndërsa ka lënë si detyrë kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Në dosjen e përgatitur nga policia gjyqësore thuhet se D.B. 20 vjeç është parë nga policia e patrullës në orët e vona të natës tre net më parë në një rrugë në afërsi të xhamisë së qytetit të Kukësit. Vajza është shoqëruar në polici ku është marrë në pyetje.

Ajo ka sqaruar se ka kryer marrëdhënie sek.suale me dy persona në një hotel në periferi të qytetit të Kukësit dhe në pyll dhe se më pas ata e kanë braktisur. Pasi është marrë në pyetje, vajza më pas është shoqëruar për në spitalin e Kukësit për të marrë kujdes mjekësor dhe për t’ju nënshtruar analizave.

Të nesërmen vajza nga Kosova është shoqëruar nga policia për të identifikuar hotelin ku ajo kishte qëndruar. Pasi është identifikuar hoteli, policia ka mundur përmes regjistrit të hotelit të identifikojë autorët e dyshuar dhe t’i ndalojë.

Gjatë ekspertizës paraprake mjeko-ligjore nuk është vertetuar që vajza të këtë demtime si pasojë e dh.unës.

Arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë dy ditë më parë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie se.ksuale me 20-vjeçaren nga Klina e Kosovës, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj. 20-vjeçarja D.B. ishte larguar të premten e kaluar nga shtëpia e saj. Vajza besohet se është larguar edhe më herët nga shtëpia pa lënë gjurmë. Në një rast në Kosovë pasi u gjet nga policia ajo tentoi vetëvrasje.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here