Kris Jenner ka mohuar akuzat për ngacmim seksual të ngritura nga ish truproja i saj. Menaxherja e të famshmeve “Kardashian – Jenner”, është akuzuar se i ka paraqitur kërkesa seksuale të padëshiruara truprojës që po punonte për sigurinë e saj.

Ky pretendim është cilësuar si “qesharak” nga avokati i Kris Jenner. 64-vjeçarja akuzohet se ka masazhuar qafën, krahët, shpatullat si dhe futi duart në organet e tij. Ish trupoja, i cili ka zgjedhur të mos identifikohet, gjithashtu pretendon se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ekspozoi pjesë të trupit të saj në një mënyrë të pahijshme.

Avokati i Jenner, Marty Singer, lëshoi një deklaratë duke mohuar me forcë akuzat. “Kris kategorikisht mohon se është sjellë ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme ndaj [akuzuesit],” tha ai. “Roja i sigurimit ka punuar jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk ka hyrë në shtëpinë e Kris.”

Singer, një avokat hollivudian i njohur për mbrojtjen e të pasurve dhe të famshmëve, tha që roja i sigurimit kishte “shumë pak ndërveprim” me Jenner gjatë kohës që punoi me familjen e famshme të TV realitet. (A.M/Faxweb.al)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here