Mesila Doda ka reaguar pas letrës publike të Vilma Nushit, nga shtrati i një spitali në Turqi. Doda shprehet se Nushi e ka vendin në burg dhe se ka përvetësuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet koncesionit të “Check up”.

Postimi i plotë:

Një fjalë e fundit për Vilmën…

Ka marrë dhe kjo stilin e Ramës e i bie atij argumenti që i shkon për shtat…

Jo Vilma, nuk të kanë inat njerëzit, se je e pasur. Respekte për ata që punojnë e nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve. Iku dhe Avni Ponari për kurim, po nuk pipëtiu njeri, se i ka paratë e punës së tij dhe nuk mori kurrë gjysëm leku në buxhet, ndaj të gjithë i uruan shërim të shpejtë…

Ti vodhe buxhetin me procedurën korruptive të check up-it dhe kur pate nevojë ike nga ky sistem, të cilin ti vetë kontribuove për ta lënë në mizerje.

E kanë me ty shqiptarët Vilma, sepse je bashkëpunëtore në vjedhje me kryegangsterin dhe kjo vjedhje bëhet me gjakun dhe mundin e atyre qe sot s’kanë zë…

Ndaj, ki delikatesën të mos flasësh më asnjë fjalë.

Të uroj shërim të shpejtë Vilma, dhe pastaj të vish e të japësh llogari përpara një drejtesie të pakapur nga nga Babloku… vendi yt nuk duhet të jetë varri Vilma, po burgu…

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here