Dashuria për makinën nuk njeh moshë, siç dëshmohet nga një sërë rastesh të personave të moshuar të cilët kanë vendosur të shtojnë një stoli të re në garazhin e tyre, ose kokëfortësisht refuzojnë të lënë makinën e tyre të preferuar.

Më parë ishte 80-vjeçari që ka blerë makinën Ferrari F40, si dhe bashkëmoshatarin e tij, i cili ka blerë vetëm 80 modele Porsche.

Këtë herë protagonist është një veteran 90-vjeçar i Forcave Ajrore të SHBA, i cili festoi ditëlindjen e tij duke i bërë një dhuratë të veçantë vetes.

Chuck Cook, i bleu vetes një Chevy Corvette C8 krejt të re, duke e veshur atë me një ngjyrë të kuqe speciale (Red Torch).

90-vjeçari fitoi xhevahirin me katër rrota nga përfaqësia e Cecil Clark Chevrolet, me qendër në Leesburg, Virginia.

Delegacioni jo vetëm që njoftoi lajmin përmes Facebook, por gjithashtu rezervoi disa surpriza për Chuck: Një festë e veçantë u mbajt, kulmi i së cilës ishte një tortë, në të cilën kishte një foto të automjetit të sapo fituar.

Sipas gazetës lokale Leesburg Daily Commercial, blerja e re e 90-vjeçarit nuk është e para e Corvette, pasi në të kaluarën ai kishte blerë tre të tjerë. Në fakt, sipas kësaj, Chuck po pret me padurim fundin e pandemisë, për të shijuar makinën e tij të re.

“Mezi pres që të mbarojë pandemia, për ta shoqëruar atë në të gjitha rrugët,” tha Chuck në një deklaratë.

Shekulli.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here