Rubrika e sotm “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” trajtoi konfliktin mes dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit. Gëzimi ishte ai që e ka kërkuar seancën e ndërmjetësimit, i cili e nis tregimin e tij për rastin duke e cilësuar si një brengë në lidhje me Janin.





Para 10 vitesh, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion. Gëzimi asokohe ishte vartës i Janit dhe shprehet se nuk ka asnjë ankesë ndaj Janit si punëdhënës lidhur me atë kohë. Megjithatë, huaja e pakthyer ka çuar në acarimin e marrëdhënieve të tyre.





Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e këmbës ishin 25 mijë Euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here