MSH sapo ka konfirmuar ngjarjen tragjike. Një paciente 34-vjeçare e cila ishte e shtruar prej ditësh te Infektivi, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën e përditshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here