Ngjarja e djeshme në Spitalin Shefqet Ndroqi ku një pacient 52 vjeç i dha fund jetës së tij, është e treta që ndodh në vend. Por pse pacientët me Covid kryejnë akte të tilla? A janë ata persona me probleme të shëndetit mendor? A ndikon koronavirusi në krijimin e një gjendje depresive?

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg thotë se depresioni dhe ankthi tek pacientët me virus është rritur ndjeshëm dhe se për këtë është shumë e nevojshme që gjatë trajtimit në spital të bëhet edhe një terapi anti-depresive.

Në emisionin e Enkel Demit, ajo tha se duhet nënvlerësuar asnjë pacient, edhe nëse ai nuk ka probleme psiqike.

“Nuk duhet të nënvlerësohet dhe nëse nuk ke të bësh me një pacient psiqik, e ke të vështirë të bësh dhe një terapi të njëkohshme të problemeve psiqike sepse jemi të fokusuar tek trupi. Por faktikisht nuk duhet të nënvlerësohet sepse rastet urgjente me vetëvrasje e vërtetojnë që aspekti psiqik në këtë pandemi luan rol dominant dhe nuk kanë probleme as me mushkëritë apo me zemrën, por me një depresion dhe ankth që duke e injoruar mund të çojë deri në vetëvrasje”.

Mjekja shtoi se duhet të bëhet edhe një terapi me anti-depresantë dhe medikamente që e çlirojnë pacientin nga ankthi dhe e lejojnë që të bëjë orët e nevojshme të gjumit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here