Dr Andrey Suragin, 30 vjeç, u arrestua nën dyshimin e vrasjes së 21-vjeçares Irina Zhuk në spitalin rus, ku ata të dy punonin.Ai u tha detektivëve se kishte qenë i dehur dhe nuk kujton se çfarë kishte ndodhur pas ahengut me mjekët e spitalit në rrethin Fatezh. Dëshmitarët thanë se mjeku i martuar dëshironte të kishte një lidhje me infermieren dhe e kishte ngacmuar vazhdimisht, por ajo e kishte refuzuar atë. Të dy punonin në zonën e kuqe të spitalit të trajtuar pacientë me Covid-19.

Elena, një e afërme e infermieres të vdekur, tha:Është një histori e tmerrshme. Ata thonë se ashensori në spital ishte i mbuluar me gjak. Ajo pësoi fraktura të brinjëve dhe dëmtime të tjera. Ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Miqtë thanë se Irina kishte një të dashur në ushtrinë ruse dhe kishte refuzuar ngacmimet e mjekut.

Dr Suragin ndodhet në paraburgim gjatë hetimit. Gruaja e tij Anastasia punon në një nga impiantet kryesore të Rusisë që prodhon pajisje për mbrojtje nga rrezatimi, kimike dhe biologjike.

tvklan.al

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here