Moderatorja Valbona Mhilli pak muaj më parë humbi të atin në një aksident automobilistik.




Në emisionin “Natën me Aulonën”, Valbona ka rrëfyer një episod aq të dhimbshëm dhe të frikshëm në të njëjtën kohë. Ajo ka treguar se gjatë momentit që do të përcillte të atin për në banesën e fundit, ka dëgjuar një zhurmë nga arkivoli i tij.




“Në momentin që unë shkoj të varri i babait, varri kërciti, në momentin që unë dhe mbesa i afrohemi. Për momentin u tremba se kisha mbesën e vogël me vete dhe çohem sepse u panikosa, po më ndodh mua apo të gjithëve. Shkëputen dhe marr mbesën duke mos dashur që ta përjetonte.



Në momentin që dalim unë filloj të qaj dhe i them mamit që babi është gjallë dhe babi ka reaguar pasi unë dëgjoj vetëm zhurmë. Ishte një zhurmë e çuditshme si në humnerë dhe vetëm trokiste. Prandaj besoj se babai gjithmonë është me në”, tregoi ajo.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here