Kombëtarja Shqiptare është kthyer padyshim në një vatër infeksioni Covid-19, pasi ditën e sotme ka rezultuar pozitiv dhe një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mesfushorin Klaus Gjasula, i cili ka bërë me dhimbje koke Edy Rejan, pasi tekniku italian e kishte projektuar titullar për sfidën tepër të rëndësishme ndaj Polonisë, mbrëmjen e sotme në orën 20:45.

Një ditë më parë, koronavirusi preku edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi, një tjetër lojtar i projektuar titullar në sulmin kuqezi .

Një episod paksa ironik ndodhi pikërisht mes këtij të fundit dhe Edy Rejas gjatë ditëlindjes së trajnerit italian vetëm dy ditë më parë, ku Sokol Cikalleshi shfaqet duke e puthur në ballë Rejan i cili festonte mjaft i lumtur ditëlindjen me djemtë e kombëtares.

Një ditë më pas Cikalleshi do të rezultonte pozitiv në testin Covid. Duke pasur parasysh se virusi ngjitet shumë nga kontaktet e afërta, shpresojmë shumë që këtë herë të mos jetë rasti.

Kombëtarja jonë është prekur keq nga koronavirusi. Klaus Gjasula bëhet keshtu mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endi Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.

Shekulli Online

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here