Është lënë në burg 41-vjeçari Myslim Estrefi, i cili akuzohet se përplasi me makinë për vdekje kushëririn e tij në Durrës. Masa u dha në gjykata e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Romanat ditën e shtunë rreth orës 15:00, ku për pasojë mbeti i vdekur Shaqir Estrefi, 57 vjeç.

Si fillim Myslim Estrefi, e ka raportuar ngjarjen si aksidentale, por pas hetimeve të policisë rezultoi se bëhej fjalë për një vrasje me dashje për hakmarrje, pasi 14 vite më parë, babai i viktimës, Qamil Estrefi, vrau babanë e autorit, Zydi Estrefin.

Myslim Estrefi u arrestua për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
(BalkanWeb)

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here