Mosrespektimi i masave kundër koronavirusit bëri që qeveria të mbyllë me akt normativ të gjithë klubet e natës, dhe të ndalë muzikën pas orës 20:00, një vendim që edhe Italia e mori ditën e djeshme.

Të rinjtë kryesisht duke u grumbulluar me miqtë harrojnë koronavirusin dhe kthehen në burim infeksioni për familjarët e tyre më të rritur.

Ministrja Manastirliu ka postuar sot në Facebook një status ku rendit përmes një fotoje 7 rregulla të cilat duhen ndjekur kur dalim me miqtë dhe kur ndodhemi në një ambient si përshembull një kafene. Kjo është pjesë e nomalitetit të ri, shkruan ministrja.

Postimi i plotë:

NORMALITETI I RI kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here