Situata në të cilën ndodhet Shqipëria ka bërë që Austria t’i bëjë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet drejt këtij destinacioni.

Gjithashtu në listën e vendeve që Austria nuk rekomandon janë Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i zi.

Ky vendim vjen në një moment kur vetëm java e katërt e qershorit në Ballkanin Perëndimor rëndoi dramatikisht bilancin e pandemisë pasi regjistroi mbi 100 viktima dhe rreth 4,700 raste të reja me COVID-19. Kjo është situata më e rëndë e infeksionit që prej shfaqjes së tij në rajon në fillim të muajit mars.

Kujtojmë se kjo është një hap mbrapa mbi ekonominë dhe turizmin shqiptar, pasi shtetasit austriakë e preferojnë së tepërmi Shqipërinë.

Mësohet se personat që do të kthehen nga këto vende në Austri do të karantinohen për 14 ditë.

Kjo mund të quhet në pengesë tjetër përsa i përket ardhjes së austriakëve në vendin tonë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here