Udhëheqësi politik dhe bashkëthemeluesi i grupit  taliban, Mullah Baradar pritet të jetë udhëheqësi i qeverisë së re në Afganistan, sipas prestigjozes Reuters. Baradarit, do t’i bashkohen në poste të larta në qeveri Mullah Mohammad Yaqoob, djali i bashkëthemeluesit të talibanëve Mullah Omar dhe Sher Mohammad Abbas Stanekzai.

Në përditësimin e fundit se kur afganët mund të presin shpalljen e qeverisë së re, një zëdhënës i talibanëve tha se shpallja nuk do të ndodhë deri më 4 shtator. Analisti afgan Martine van Bijlert thotë se talibanët “nuk ishin aspak të përgatitur për largimin e papritur të Presidentit Ashraf Ghani më 15 gusht dhe që Kabuli të binte në duart e tyre aq shpejt”. Ata kurrë nuk kanë përgatitur një plan të detajuar ose politikë qeveritare, citohet  të ketë thënë për AFP.

Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht.

Ora News

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here