Një imazh i bukur thuhet se tregon Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut dhe u krijua nga të dhënat e marra nga sateliti i NASA së Suomi NPP në vitin 2012. Sipas Mirror përcjell Telegrafi fotografia është pjesë e librit të fundit të NASA-s Toka Natën e cila paraqet fotografi të planetit tonë nga hapësira.

NASA shtoi Për gati 25 vjet imazhet satelitore të Tokës natën kanë shërbyer si një mjet themelor kërkimi ndërsa gjithashtu kanë shkaktuar kuriozitet publik Imazhet pikturojnë një pamje të gjerë dhe zbuluese duke treguar sesi njerëzit kanë ndriçuar dhe formuar planetin në mënyra të thella që nga shpikja e llambës së dritës 140 vjet më parë Imazhi vjen menjëherë pasi një astronaut i NASA s në bordin e ISS kapi një foto mahnitëse me pamje nga lumi Amazon

Jessica Meir një astronaute, e cila është pjesë e Ekspeditës 61 dhe 62 të NASA s publikoi foton mahnitëse të lumit më të madh në botë.Ajo shkroi Këtë vit jam mirënjohës për mundësinë e jashtëzakonshme për të parë planetin tonë të çmuar Tokën nga lart, dhe për të gjithë ata në tokë që përpiqen ta mbrojnë atë

Telegrafi

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here