Policia italiane ka goditur atë që ata e quajtën një sekt shumë i fuqishëm, i përhapur në disa qytete në të gjithë vendin, dhe që abu.zonte me vajzat e mit.ura duke iu nënshtruar abuzimit sek.ual dhe tor.turave. Sekti i dyshuar u zbulua pas një hetimi të gjatë dy vjeçar për aktivitetet e kultit, të quajtur Operacioni Dionysus, tha të hënën policia e Novara. Sekti drejtohej nga një burrë 77-vjeçar nga Novara, sipas dëshmisë së njërës prej vikt.imave. Ndërsa identiteti i drejtuesit të sektit nuk është bërë i ditur, policia tha se ndjekësve të tij iu lejua ta quanin atë vetëm “Doktor” ose thjesht Ai dhe ta nderonin atë.

Anëtarët kryesorë të kultit e quanin veten si bishë, ndërsa rekrutët e mundshëm shiheshin si preja e tyre.

Sekti synonte kryesisht gra të reja, përfshirë të miturat, dhe raportohet se u premtoi të zgjedhurve një hyrje në një “botë magjike, fantastike dhe të fshehtë” dhe ndriçimin e një “zjarri të brendshëm”.

Në realitet e gjithë magjia’ rrotullohej rreth praktikave të ndryshme sek.suale shpesh e.kstreme dhe të dhimbshme, si dhe tor.turave.

Vikt.imat u detyruan të ndërprisnin lidhjet e tyre me botën e jashtme, duke u varur nga sekti dhe personalisht nga “Doktori”.

Burimi: RT.COM

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here