Një protagoniste e rrjeteve sociale në Turqi thotë së fundmi se po ndiqet penalisht pasi për shaka kishte postuar foto nga brenda muzeumit të famshëm të seksit në Amsterdam. 23 vjeçarja Merve Taskin kishte shpërndarë në rrjet imazhet e lodrave të seksit që shfaqeshin aty, teksa kishte shkuar në Hollandë për një udhëtim për ditëlindje, disa muaj më parë.

Ajo thotë se është arrestuar në Turqi ku shpërndarja e përmbajtjeve të pamoralshme konsiderohet krim.Sipas ligjeve vendase, personat që publikojnë materiale të tilla përballen me gjobë ose burg deri në tre vjet. Qëllimi im ishte të bëja një shaka, ankohet Taskin, e cila është nga personazhet më të njohura turke në rrjetin Instagram me 600,000 ndjekës. Taskin kishte dëshiruar prej fillimit të vizitonte muzeumin e famshëm të Amsterdamit, që tërheq turistë nga e gjithë bota.

Taskin postoi në Instagram foto të objekteve që shiteshin aty, si makarona në formë penisi apo hapëse erotike shisheje Zonjusha Taskin ankohet se është arrestuar dy herë që prej kthimit të saj nga udhëtimi dhe është detyruar të japë deklaratë te prokurori. Ajo tregonte një mesazh teksti në celularin e saj që e thërret për t’u paraqitur në gjykatën e Stambollit më 26 tetor, për “shkelje të nenit 226 të kodit penal” të Turqisë.

Drejtoresha e muzeumit holandez të seksit Monique van Marle, tha për mediat se ishte çuditur nga situata absolutisht e qesharake. Drejtoresha tha se i kishte dërguar një mesazh mbështetjeje Taskin ku e quante një shembull për t’u marrë nga gra të tjera. Muzeumi ynë kërkon të edukojë njerëzit në të gjithë botën për historinë e seksit. Ne ju admirojmë për shprehjen e vetvetes suaj me postimin e pamjeve, thuhej në mesazh

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here