Lili tregoi se puna e saj e parë ka qenë të zbulonte një tradhti bashkëshortore. Ajo tha se ndoqi një burrë për 10 ditë me radhë. Tiranë- Shkënda Lili është një detektive private e cila në emisionin Opinion ka treguar sesi e nisi këtë punë dhe si mundi të zbulonte një tradhti bashkëshortore. Ajo tregoi se ka ndjekur për 10 ditë një burrë, gruaja e të cilit dyshohte se kyi fundit e tradhëtonte. Ajo tha se gjatë kësaj periudhe mblodhi provat, të cilët ishin fotografi dhe video

Detektivi është një profesion si çdo profesion tjetër. Unë thjesht faktoj provat. Puna e parë ka qenë tradhti bashkëshortore. Vitet e para ka qenë vetëm kjo. Ishte grua, dhe donte ndihmë sepse kishte dyshime tek partneri i saj dhe donte ta investigonim. Vetë fjala detektiv do të thotë investigim. E ndoqa 10 ditë. Nëse partneri ka një lidhje tjetër, automatikisht do të takohet brenda 10 ditësh. Provat tona janë faktike. Fotografi, video, vendndodhje ekzakte. Provat faktohen në ambiente publike”, theksoi ajo.

Lili tregoi më tej se vitet e fundit ajo është kontaktuar nga prindër të adoleshentëve për të ndjekur se çfarë bëjnë fëmijët e tyre, pasi nuk kanë mundësi t’i kontrollojnë. Ajo tha se problem i adoleshëntëve është konsumimi i drogërave.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here