Dikush i gjen rastësisht, gjatë vrapit të mëngjesit. Disa i kërkojnë enkas, të organizuar në grupe. Ajo që është e sigurt, është që lumi Senë, që i ka dhënë famë dhe romanticitet kryeqytetit francez, tani po i nxjerr në sipërfaqe, pothuajse çdo javë, një dhuratë makabër në formën e një kufome.

Më së shumti gra, disa shumë të reja, në pjesën më të madhe të panjohura. Sena po shndërrohet në një “Spoon River”, një varrezë ujore ku misteri i orëve të fundit të atyre trupave pa jetë po shndërrohet në një nga temat më të përfolura nga parisienët.

Sena si çdo lum tjetër ka sjell gjithmonë zbulime të tilla të pakëndshme, por është nga viti 2019 që gjithçka është përshpejtuar, duke u shndërruar pothuajse në një psikozë. Janë me dhjetëra kufomat, që janë gjetur nga 25 prilli i atij viti.

Tashmë policia preferon të mos japë detaje, për të shmangur psikozën në nivele alarmante në një qytet të goditur rendë nga pandemia.

Por para se të fillonin masat e distancimit, mund të shihje gjatë natës grupe me drita në dorë që kërkonin, veçanërisht poshtë urave, konturet e kufomave mbi ujë, saqë policia u detyrua të vej gjoba specifike për aktivitete të tilla.

Një adoleshente e vrarë nga shokët e klasës, një mësuese 41-vjeçare e zhdukur prej javësh, një tjetër e panjohur, ndoshta aziatike, poshtë urës më të lartë të Parisit, Pont Garigliano.

Nuk janë pak ato që flasin për një rikthim të historisë së të ”panjohurës të Senës”, trupi i secilës doli nga lumi francez në 1880, dhe që u bë e famshme dhe e përshkruar nga shkrimtarë si Albert Camus për shkak të buzëqeshjes së saj enigmatike, që ende i kishte mbetur e fiksuar, si ajo e Mona Lizës.

Si ajo, janë mbi 30 persona krejtësisht të panjohur, identifikimi i të cilëve është dhe do të mbetet i pamundur, duke i dhënë edhe më shumë mister netëve të Parisit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here