Janë vënë në pranga dy vëllezërit XH.H 31 vjeç dhe M.H 24 vjeç nga fshati Lojme i Kukësit. Arrestimi i tyre u bë pas akuzave se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare nga Kosova me vështirësi fizike dhe mendore.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj“, thuhet në njoftimin e policisë”, sqaron Policia.

Prokuroria e Kukësit po shqyrton dosjen për akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t`u mbrojtur”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here