Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Binio ka folur për rritjen e numrit të shtruarve në spitalin Infektiv.
Gjatë një interviste për Abc News, Bino theksoi se në spitale situata është e rëndë, ndërsa shtoi se kohët e fundit janë vënë re forma të rënda edhe tek të rinjtë.

Më tej Bino tha se vaksina është ende në fazat e para të hulumtimeve, ndërsa shtoi se virulenca e virusit nuk ka rënë dhe se vjeshta apo dimri do të na përballë me dy sëm.undje, COVID-19 dhe gripin.

“Ne shpresojmë që këto shifra të ulen, duke ndërgjegjësuar jo vetëm popullatën, por duke zbatuar edhe masat nëpërmjet policisë shpeshherë. Kur njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për të mbrojtur të tjerët atëherë ndërhyn policia”, u shpreh Bino.

Gjatë intervistës Bino tha se vi.rusi është tepër ngjitës dhe nuk faktet tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një vi.rus të sajuar.

“Virusi covid në shumicën e rasteve shka.kton sëm.undje të lehtë apo mund të jetë asimptomatik tek disa grupe të rinjsh. Ka një mortalitet më lartë se gripi dhe faktet kanë treguar se nuk është diçka e sajuar. Kemi një numër të lartë rastesh, kemi një numër të lartë shtrimesh, kemi një numër të lartë vd.ekj.esh.

Këtu nuk ka asgjë për të sajuar. Sa i përket grupeve anti-vaksinë të cilat janë bërë të shumë vokal, kohët e fundit, pa baza. Shqipëria nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje në lidhje me këtë gjë. Vaks.ina është akoma në fazat e para në vende të ndryshme të botës. Vak.sinat kanë qenë element i rëndësishëm për ecurinë e njerëzimit dhe shëndetin e tyre”, tha Bino.

Më tej Bino tha se va.ksina është ende në fazat e para të vak.sinës, ndërsa shtoi se virulenca e gripi nuk ka rënë dhe se vjeshta dhe dimri do na përballi me dy sëm.undje , COVID-19 dhe gripin.

“Virulenca e vir.usit nuk ka rënë, format klinike të sëm.undjes mbeten të rënda. Vjeshta apo dimri do të përballë me dy sëm.undje, me koronavir.usin dhe gripin.
Kombinimi i këtyre dy sëm.undjeve që kanë shenja klinike të ngjashme do të shtojë numrat, por edhe kërkesën për shërbime mjekësore.

Do të shihet nëse këto dy vir.use do të jenë në garë me njeri-tjetrin apo dikush ti zërë vendin tjetrit. Mbetet për tu parë.
Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha ndër të tjera Bino.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here