Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 tetorit, ku aktori i mirënjohur Alec Baldwin qëlloi për vdekje kineasten Halyna Hutchins gjatë xhirimeve për filmin “Rust”. Trump është shprehur se ngjarja ishte e qëllimshme. Në një intervistë në Saturday Night Live, ai tha se aktori është një person problematik dhe mund të ketë pasur përplasje me kineasten, raporton Daily Mail.





“Kush do të merrte një armë, do t’ia drejtonte një kineasteje dhe do të tërhiqte këmbëzën? Ndoshta e ka bërë me qëllim. Nëse do të më jepnin një armë, unë kurrë nuk do t’ia kisha drejtuar dikujt dhe ta qëlloja atë. Pra, ka diçka që nuk shkon me të. Ai është me probleme. Ai është një djalë i trazuar. E kam vënë re prej vitesh. Ai grindet me grushte me gazetarët. Shikoni, edhe mua nuk më pëlqejnë gazetarët. Disa më pëlqejnë, disa janë të shkëlqyeshëm, disa janë të talentuar, por nuk ke pse përfshihesh në sherr me grushte. Dua të them, në gjithçka që ai bën, ai është një djalë i paqëndrueshëm”- deklaroi ish-presidenti Trump.





Trump tha se mendonte se ishte e çuditshme që arma i është drejtuar Hutchins, kineastes, dhe jo një aktoreje që ishte pjesë e xhirimeve. Baldwin mori një ‘armë të ftohtë’, që tregon se ishte e sigurt për t’u përdorur, nga regjisori David Halls, i cili u plagos kur aktori qëlloi për vdekje Hutchins me një plumb të vërtetë. Ndërkohë po hetohet në lidhje me atë se kush i vendosi plumbat e vërtetë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here