Këtë të martë ka nisur vaksinimi me AstraZeneca i mësuesve në Berat dhe Gjirokastër. Edhe pse pritej që të kishte një pjesëmarrje të madhe, duket se kjo gjë nuk ka ndodhur. Arsimtarët kanë shfaqur frikë dhe pasiguri si pasojë e bllokimit të kësaj vaksine nga shumë shtete për shkak të efekteve anësore që janë shfaqur pas injektimit.

Sipas grafikëve të përcaktuar, mësohet se sot do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave: Kristaq Capo, Ajet Xhindole, Zini Toska, Mehmet Ali Vrioni, 28 Nëntori dhe Stiliano Bandilli. 210 mësues të këtyre shkollave do të marrin sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Ndërkohë në Gjirokastër nga 870 mësues, 578 prej tyre kanë plotësuar formularin për kryerjen e vaksinës, ndërsa 292 të tjerë kanë refuzuar të marrin vaksinën AstraZeneca.

Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here