Pas reshteve të mëdha të shiut në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka aktivizuar shtabin e emergjencave civile, të cilët aktualisht janë në terren për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

Sipas një njoftimi, deri tani kanë qenë 52 kërkesa të qytetarëve për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e automjeteve, derisa një familje është evakuuar nga shtëpia, në lagjen Deremhallë.
Kryetari Haziri apelon qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullohet me makina, derisa të gjithë qytetarët që kanë probleme eventuale me vërshimet, të lajmërohen në numrat emergjentë: 112 dhe 193 dhe ekipet komunale do të intervenojnë në afat rekord.
Netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here