Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Skepasto dhe shqiptari humbi jetën pasi ra nga motori me të cilin ai po udhëtonte, raportojnë mediat greke.

Ai është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë buzë rrugës. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita, ku më pas u njoftuan edhe familjarët.

Mësohet se i ndjeri ishte baba i një fëmijë. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here