Një baba rus që vrau shokun pasi gjeti pamjet duke përdhunuar vajzën e tij 8-vjeçare, është liruar nga burgu. Vyacheslav M, 34 vjeç, ishte duke pirë me mikun e tij Oleg Sviridov, 32 vjeç, kur pa një video të vajzës së tij duke u abuzuar në telefonin e Sviridov.

Vyacheslav e theri për vdekje Sviridov në një pyll pranë fshatit. 34-vjeçari u arrestua, por tani është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak për dy muaj në pritje të një hetimi.

Sviridov (majtas) dhe Vyacheslav (djathtas)

Ka pasur një mbështetje të madhe për babain nga publiku dhe gazetarë të njohur në Rusi, që thonë se ai vrau për të mbrojtur vajzën dhe fëmijë të tjerë. Telefoni i Sviridov përmbante pamje duke abuzuar me fëmijë në fshatin Vintai në rajonin jugperëndimor Samara të Rusisë. Një nga viktimat raportohet se ishte vajza e ish-partneres së tij.“Ai shihej vazhdimisht me vajzat, vajzën e partneres së tij dhe vajzën e madhe të Vyacheslav, në fshat. Askujt nuk i ka shkuar në mendje se çfarë po bënte ai me fëmijët”, tha një banore e fshatit.

Trupi i Sviridov u zbulua nga policia një javë pasi Vyacheslav kishte parë videon abuzive. Burimet policore thanë se telefoni i 32-vjeçarit përmbante video të tjera të cilat tregonin përdhunime të vajzave të tjera të fshatit, të moshës gjashtë dhe 11 vjeç. Videot treguan se i dyshuari i vdekur kishte abuzuar me fëmijët për pesë vjet para se Vyacheslav të zbulonte pamjet në telefonin e tij. Fshatarët në Vintai dhe komentuesit në internet kanë kërkuar që Vyacheslav të mos përballet me akuzën për vrasje. Ai nuk është një vrasës, ai mbrojti vajzën e tij dhe fëmijët tanë gjithashtu, tha një banor.

Netflixalbania

Mare nga shekulli

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here