Ngjarja e ndodhur të shtunën në Përputhen Prime, ku Alvisa dhe Hyseni janë përballur me prova inçizimesh, ka përfshirë jo vetëm opinionin publik, por dhe shoqata të ndryshme.

Këto ditë ka reaguar organizata për mbrojtjen e grave “AWEN”.

Përmes një letre të hapur dërguar televioznit Top Channel, drejtorit Ben Blushi, autores së programit Olsa Muhameti dhe AMA-s, kjo organizatë e ka vënë theksin tek mos respektim të etikës, duke parashtuar edhe disa pika për konsultim dhe bashkëpunim.

Letra e plotë e “AWEN”

LETËR E HAPUR

Drejtuar: Televizionit Kombëtar “Top Channel” .

Ben Blushi, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Znj. Olsa Muhameti, Autore e Programit “Përputhen”.

Për dijeni:

Autoritetit të Medias Audiovizive

Këshillit Shqiptar të Medias

Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë

Shoqatës së Mediave Elektronike Shqiptare

Shoqatës së Gazetarëve për Drejtësi

Thirrje për shmangien e pjesëmarrësve në program dhe transmetimin e mesazheve të drejta kundër me bazë gjinore.

Të nderuar/a përfaqësues/e të programit: “Përputhen”, pranë televizionit kombëtar “Top Channel”,

Ju drejtohemi në emër të një grupi organizatash që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave.

Shprehim konsideratën për punën tuaj lidhur me informimin, ndërgjegjësimin dhe shpeshherë mbështetjen ndaj qytetareve/ëve.

Duke ndjekur programacionin Tuaj, kemi vërejtur me shqetësim se më datë 6 Nëntor 2021, në emisionin “Përputhen”, janë transmetuar për publikun mesazhe të gabuara.

Përgjatë programit dhe formatit të tij u trajtua në mënyrë të detajuar historia e një prej pjesëmarrëseve, Alvisa Qarri. Ne vlerësojmë se mënyra e trajtimit të ngjarjeve të Alvisa Qarri, justifikon, përkrah në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe legjitimon mentalitetin patriarkal të cilësimit të partneres/partnerit si “pronë”, duke u bërë kështu faktor në transmentimin e mesazheve të gabuara sa i takon të drejtave të grave si të drejta të njeriut.

Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti ka nxitur gjithashtu një valë reagimesh të cilat paragjykojnë dhe etiketojnë vajzat por, nga ana tjetër, edhe një valë të gjerë reagimesh të cilat nuk e përkrahin qëndrimin e programit, opinionistit dhe/apo drejtueses. Kjo qasje përforcon përsëri stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënvlerësuara, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet.

Pavarësisht faktit se Alvisa Qarri është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.

Nxitur nga kjo ngjarje, duke u bazuar në Kodin e Transmetuesve Audiovizivë të AMA-s , kërkojmë bashkëpunimin tuaj për të reflektuar qëndrimet.

The post Një letër mbërrin në zyrën e Ben Blushit, Përputhen rrezikon të mbyllet! appeared first on Roba Da Albanesi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here