Nje nuse 30 vjecare nuk e haron inatin qe kishte me vjehren.I futet naten ne shtepi dhe e ben per spital edhe pse nuk jetonte me ne ate shtepi. Një 30-vjeçare me iniciale K.M. është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë orëve të natës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës duke e bërë për spital.

Për pasojë kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M. 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme njofton policia.

netflixalbania

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here