Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme Shqiponjat lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës. Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme Shqiponjat ka bërë të mundur që në rrugën Lord Bajron të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B. 20 vjeç për veprën penale Armëmbajtja pa leje Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here