Një uragan i fuqishëm është nisur drejt Bregut të Gjirit të SHBA-së, i cili ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia e fundit e madhe.

Uragani Delta pritet të zbarkojë mbrëmjen e së premtes, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Sipas saj, uragani u forcua në stuhi të kategorisë 3, me erëra deri në 195 kilometra në orë.

Zona që u vendos nën paralajmërim për shkak të uraganit, shtrihet në më shumë se 450 kilometra, përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës. Më pak se dy muaj më parë, uragani i kategorisë 4 Laura shkatërroi shtëpi në Luizianë dhe u fajësua për vdekjen e së paku 30 njerëzve.

Mijëra njerëzve në Llejk Çarlls të Luizianës iu kërkua që ta marrin situatën seriozisht.

“Kjo nuk është një ëndërr e keqe. Nuk është një provë”, tha kryetari i qytetit, Nic Hunter, në një video në Facebook.

“E di që kemi kaluar shumë dhe e di që jemi lodhur. Por, ne kemi një punë për të bërë tani dhe ajo punë është ta mbajmë veten të sigurt”, tha ai.

Sezoni i uraganëve në Atlantik ka sjellë 25 stuhi këtë vit, shkruan Rel.  Parashikuesit e motit thonë se numri dhe intensiteti i stuhive janë rritur në vitet e fundit si rezultat i ngrohjes globale.

Top Channel

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here