Sipas avokatit të familjes, 3 vajza iu afruan 13-vjeçares në një park të qytetit dhe filluan ta rra.hin për më shumë se 15 minuta. Vajza fatkeqe u dërgua në spital. Fotografitë me god.itjet në fytyrë dhe në qafë zbulojnë bruta.litetin e su.lmit.

Policia që heton rastin po shqyrton informacionin sipas të cilit episodi thuhet të jetë paraprirë nga raporte nënçmuese dhe ngacmime përmes Facebook, si dhe në takimet e vajzave të reja.

Sipas të njëjtit informacion, 17-vjeçaret, një greke, një shqiptare dhe vajza tjetër nga Rumania, kishin bërë ditët e fundit komente nënçmuese ndaj adoleshentes për pamjen dhe sjelljen e saj.

Atë natë, vi.ktima dyshohet se i kërkoi një prej 17-vjeçareve shpjegime për komentet nënçmuese dhe më pas u sul.mua nga të tria vajzat. Në fillim dukej se kishte një gatishmëri për kompromis por më pas familja e ngriti padi.

Të tria të mi.turat u arrestuan me akuzën e shkaktimit të dëm.timit trupor dhe u lanë të lira me urdhër të prokurorit. Avokati i familjes së Apostolos Lytras, foli për një sulm me rra.hje të vazhdueshme që zgjati pothuajse 15 minuta. Ajo kishte gj.ak në fytyrë, kishte kafshime, mishrat e dhëmbëve i kishte me gj.ak

RDA NEWS

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here