Një vajzë tregoi, përmes portalit Whimn, përvojën e tmerrshme që ajo kishte perjetuar në ditën që duhej të ishte më e bukura e jetës së saj.

Disa momente përpara se të shkonte  në altar ajo  mori një lajm që do të ndryshonte këndvështrimin e saj  mbi njeriun që ajo dëshironte të martohej dhe marrëdhënien e tyre.
Ndërsa ajo ishte duke festuar natën e fundit te vajzërisë  pranë miqve të saj më të mirë, ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur qe i thoshte  “Unë nuk do të martohesha me të, a e di se kush jam  unë?”, Shoqëruar nga fotot që tregonin të dashurin e saj me një grua tjetër dhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer.

“Unë nuk mund të ndalem së menduari për ty. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një lidhje të tillë me askënd.”

“Trupi juaj është fantastik dhe ju e dini se si ta përdorni. Unë dua që e dashura ime të ketë gjysmën e aftësive që ju keni”.

 

Duke u ndjerë e  tradhtuar, nusja shpërtheu në lot dhe miqtë e saj e këshilluan atë të anulonte martesën; megjithatë, ajo  kishte një plan më të mirë. Të nesërmen, ndërsa po shkonte  drejt altarit me fustanin e bardhe  dhe me celularin në dorë,  para gjithe  të ftuarve të tij, ajo shkoi tek ata dhe tha:

“Sot nuk do të ketë dasmë, i dashuri im nuk është personi që une kam menduar”

Pastaj ajo filloi të lexojë të gjitha mesazhet që kishte marrë para  të gjithë mysafireve  te tij, duke e lene ate te befasuar ,te  dashurin e saj ,pastaj  doli nga kisha dhe të ftuarit duartrokiten  guximin qe ajo tregoi , edhe pse  ajo  nuk mund të kishte  dasmën që kishte ëndërruar gjithmonë, ajo kishte qenë pjesa  më të mirë të jetës së saj për këtë arsye ajo arriti të jetojë në një gënjeshtër për kaq gjatë, por pavarësisht gjithçkaje ajo preferoi lumturinë e saj.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here