Arrestohen për drogë dy shqiptarë në Itali. Ata kishin zgjedhur një trung peme për të fshehur kokainën që do të shitej në qytet, siç raportojnë mediat Italiane Ishin lëvizjet e tyre të dyshimta pranë një druri që kalonte përgjatë rrugës Peneto që ngriti dyshime te skuadra e policisë.

Shërbimet e vëzhgimit kishin filluar prej ditësh, gjatë së cilës agjentët kishin vërejtur një shqiptar i cili, pasi kishte parkuar makinën e tij në një pozicion të izoluar, në rrugën që të çonte në fshatin e vogël të Peneto, hyri në korije dhe u kthye pas disa minutash.

Sapo vajti afër një peme ai nxori një pako të rëndë dhe e fshehu atë në bagazh. Menjëherë më pas u kthye në makinën që e priste jo shumë larg.Sapo të dy u larguan, agjentët shkuan te pema. Një vështrim ishte i mjaftueshëm për të konfirmuar hipotezën hetimore; në zgavër ishte një zarf i mbështjellë me shirit ngjitës, brenda mbi një kilogram e 300 gramë kokainë, një substancë që shumë e pastër dhe me cilësi të shkëlqyer e cila do të sillte mijëra doza në shitje në sheshet italiane dhe do të kishte dhënë mbi njëqind mijë euro.

Të dy shqiptarët, njëri 33 dhe tjetri 35 vjeç u arrestuan në veprimtari kriminale me qëllim tregtinë e drogës. Por nëse zgavra e pemës shërbente si një depozitë për të fshehur sasi të mëdha droge, gjashtë doza kokainë dhe një sasi e madhe parash ishin gati për shitje në makinë, të fshehura në sistemin e ventilimit. Të gjitha u sekuestruan.

Kjo nuk është e gjitha, kontrollet në shtëpi bënë të mundur gjetjen e një shume shtesë parash, e cila gjithashtu u sekuestrua së bashku me makinën e përdorur për të transportuar drogën. Të dy, të ngarkuar me precedentë për krime kundër pronës dhe drogës, u dërguan në burg pas formaliteteve.

ballkanweb

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here