Gazetari i njohur i emisioneve investigative Saimir Kodra teksa ishte i ftuar në emisionin “thumb”, ka folur për herë të parë ne lidhje me raportin e tij me ish-kolegun në “Fiks Fare”, Gent Pjetri (apo sic njihet ndryshe doktori).

Saimiri tha se ata te dy nuk kishin qenë ndonjëherë miq, kjo për shkak të stilit të jetës që ata bënin.

“Shiko, unë dhe Doktori nuk kemi qenë ndonjëherë miq. Mos më keqkuptoni, nuk e kam në kontekstin e punës. Jashtë ekranit kemi pasur jetë shumë të ndryshme. Unë kisha pasione të tjera dhe ai të tjera, prandaj nuk mund të them që jemi miq sot. Patjetër kur e takoj në rrugë i flas dhe e reskeptoj!”, tha Saimir Kodra.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here